E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike radhe aplikuesish

Lajmi i mire i liberalizimit te vizave i ka bere shqiptaret te marrin superxhiro. Edhe ata qe ishin skeptike ndaj marrjes se vendimit dhurata e Krishtlindjeve per shqiptaret tanime kane bere gati 6 mije lekeshin dhe te lare e te krehur jane drejtuar drejt gjendjeve civile per te aplikuar per pasaporte biometrike.

Ne njesine bashkiake numer 1 2 3 dhe 7 cdo dite raportohen radha te gjata kerkesash fluks per pajise me dokumentin qe do tu hape dyert shqiptareve ne te gjithe zonen Shengen.

Per me shume atyre qe u ka ardhur shpirti ne maje te hundes nga kerkesat sqarimet e fluksi i qytetareve jane punonjesit e minibashkive.

Nga mengjesi ne darke duhet te presin te percjellin e te sqarojne banoret e lagjes emigrantet personat qe interesohen per kriteret tarifat e pershpejtimit te pasaportave e gjithcka qe ka lidhje me levizjen e lire.

Por sipas minibashkive te kryeqytetit ende nuk mendohet se do te kete nje shtim te stafit te punonjesve qe kujdesen per aplikimin edhe pas rritjes se fluksit te kerkesave per pajisjen me pasaporte biometrike.

Aplikimi ne cdo vend

Drejtori i pergjithshem i gjendjeve civile Armand Teliti ka deklaruar pak kohe me pare se radhet e gjata krijohen edhe per faktin se qytetaret paraqiten ne oraret e mengjesit kur eshte dhe piku nderkohe qe ne oret e mesdites fluksi vjen drejt renies.

Sistemi shqiptar i aplikimit duke qene se eshte i lidhur online me regjistrin kombetar te gjendjes civile ben te mundur qe cdokush mund te aplikoje ne cdo zyre te gjendjes civile prane baneses se tij kudo qe sheh se ka me pak radhe u shpreh Teliti.

Sipas tij qytetaret qe aplikojne per pasaporten biometrike mund te mos drejtohen vetem ne minibashkine apo bashkine banore te se ciles rezultojne per te mos pritur radhet e gjata qe mund te jene krijuar.

Ne te gjithe vendin numerohen rreth 10 mije persona qe aplikojne per pasaporta nderkohe qe per momentin prodhohen vetem 3 mije pasaporta ne dite.

Punonjesit e zyrave te aplikimit punojne sipas orarit zyrtar 08.00 me 16.00 por ne disa prej tyre kompania ka lene vetem nje punonjese e cila nuk arrin te perballoje fluksin e madh te aplikuesve.

Pasaportat biometrike

Ne zyren postare paguhet shuma prej 6 mije lekesh dhe merret kuponi. Ne zyren e gjendjes civile dorezohet kuponi kryhet gjetja dhe kontrollimi i te dhenave personale.

Kryhet fotografimi marrja e shenjave te gishtave dhe firma dixhitale. Nepunesi leshon kuponin perkates.

Ne polici pas 15 ditesh personi vete ose nje i deleguar i tij terheq pasaporten.

Ne kete moment qytetarit i behet me dije se pasaporta e meparshme behet e pavlefshme. Qytetaret shqiptare mbi moshen 16 vjec nuk mund te aplikojne per pasaporte biometrike pa aplikuar me pare per leternjoftimin biometrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›