Kuvend, Topalli: Rama ka filluar të këndojë Zhak Brel; Me hijen e Jozefinës

Folësja e Kuvendit, Jozefina Topalli
Folësja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u është rikthyer batutave dhe thumbimit të deputetëve të opozitës, gjë të cilën nuk është se e bën radhë.
Në një kohë kur Kuvendit, pritet të diskutojë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Topalli, e përfolur si kandidate e mundshme e mazhorancës, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ëndrra presidenciale.
Teksa në foltore ishte deputeti socialist, Taulant Balla, i cili po akuzonte familjen Berisha për afera korruptive, ajo nuk la ti ikte rasti për ta sulmuar.
Po të merret goja. Kështu është kur flet vetëm marrina, të merret goja, tha Topalli në përfundim të fjalës së tij.
Ndërsa disa minuta më vonë në përfundim të fjalës së deputetit tjetër socialist, Artan Gashi, Topalli këtë herë sulmoi kreun e opozitës, Edi Ramën.
Ka fillu me këndu Zhak Brelin (Zak Brel). Zhak Brelin me hijen e Jozefinës. Po i thoni more, nuk zgjidhet presidenti duke këndur Zhek Brelin more zotëri, u shpreh folësja e Kuvendit. /F.S/