E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nano e luan shumë mirë ping-pongun

Ilir Meta - Fatos Nano

Ilir Meta ka bërë të qartë se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të mbështesë kandidaturën e Fatos Nanos për President. Kreu i LSI-së duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, theksoi se forca politike që ai drejton do ti qëndrojë deri në fund marrëveshjes me PD-në.

LSI do ti qëndrojë marrëveshjeve. Në radhë të parë do të realizojmë një konsensus me PD-në. I qëndrojmë marrëveshjes pavarësisht vlerësimeve për kandidaturat e tjera, tha Meta.

I pyetur për fjalët e Nanos se Meta dhe Rama nuk duhen marrë seriozisht pasi sipas tij po luajnë kungulleshash tha se unë jam i pasionuar pas ping-pongut edhe Nano luan shumë mirë ping-pong. /F.S/

Nano i kërkon PS-së ta kandidojë për President

Fatos Nano - Aleksandër Arvizu

Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë. Takimi i ish-kryeministrit me Aleksandër Arvizunë vjen në një kohë kur nesër pritet që Kuvendit të përcaktojë datën për zhvillimin e raundit të dytë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Në përfundim të takimit, në prononcimin për mediet, Nano u shpreh se në një kohë kur PD dhe PS nuk po gjejnë një marrëveshje për President konsensual, atëherë zgjidhja më e mirë është garimi në Kuvend i kandidatëve nga të dy palët.

Në këtë mënyrë, ish-kryeministri i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Ramës që ta kandidojë për postin e kreut të shteti nëse nuk arrihet marrëveshja me PD-në.

Besoj se një zgjidhje e pranueshme demokratike është edhe një garë politike, kjo nuk mund të jetë një konsensus i plotë, por ka një konsensus të mazhorancë për Zaganjorin por nuk ka konsensus nga opozita. Nëse konsensusi është i pamundur, atëherë duhet të ketë garë mes dy përfaqësuesve, u shpreh Nano pas takimit me Arvizunë.

Në këtë mënyrë Nanon u shpreh i bindur se do të jetë ai kandidati fitues në raundin e katër dhe të pestë. Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme unë jam optimist se mund ta fitoj atë, tha ai.

Lidhur me zërat që thonë se ai nuk ka mbështetjen e LSI-së, Nano tha se kjo nuk duhet marrë seriozisht pasi sipas tij është një lojë kungulleshash mes Ramës dhe Metës. Por gjithsesi ai tha se është për shuarjen e këtij konflikt dhe jo për ti nxitur ato. Nuk dua të shtoj konfliktet por ti zgjidh ato, tha Nano. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›