E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend/ Vasili ne interpelance sqaron tenderin e Bankes Boterore

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, sqaroi sot në Kuvend lidhur me tenderin e Bankës Botërore për blerjen e pajisjeve spitalore.
Në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist, Eltar Deda, Vasili bëri të ditur procedurat e ndjekura për tenderin 1,1 milion dollarë të Bankës Botërore.

"Projekti i modernizimit të shërbimit shëndetësor, i ndarë në 50 kontrata ka qenë projekti më i komplikuar, i filluar në 2006. Ai ka pasur trend impementimi të ulët deri në 2009, por intensiteti më pas i lartë", tha Vasili, duke shtuar se "BB ka pohuar në dinamikë komunikimin shumë pozitiv dhe me rezultate shumë të mira, të cilat janë shprehur gjatë takimeve të shumta mes palëve dhe ku ecuria dhe realizimi i projekteve, si dhe rezultatet e bashkëpunimit janë vlerësuar maksimalisht".

Referuar tenderit dhe kompanisë fituese, Vasili tha se "keqkuptimi ishte kualifikimi i një kompanie që ka pasur deklarim të rremë në dokumentat e saj të parqitura për tender".

"Më qëllim sqarimin e plotë të situates, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kërkoi informacion në institucionet shtetërore. Nga verifikimet në organet tatimore rezultoi se aktiviteti i kesaj kompanie gjate tre viteve te fundit ishte zero e po kështu numri i punonjesve ishte zero", sqaroi më tej Vasili, sipas të cilit ky informacion zyrtar qe vertetonte plotesisht deklarimin e rremë iu bë me dije BB.

Ndërkohë, sipas Vasilit, "nga ana e Bankës nuk ka pasur asnjë verejtje në lidhje me vlerësimin e Komisionit të ofertave të tjera".

Nga e tij, deputeti Deda e quajti anulimin e këtij tenderi nga Banka Botërore një aferë korruptive të pastër, ndërsa vlerësoi gjendjen e sisteit shëndetësor të mjerueshme. Sipas tij, ky është i pari rast që BB ndërpret një financim në Shqipëri dhe shqiptarët sipas tij humbën rastin të kenë më shumë aparatura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›