Kuvend debate per Kulicajn
Seanca parlamentare eshte perfshire ne debate te ashpra pas akuzave te perseritura nga Dritan prifti ne emisionin Ora e Debatit per aferat korruptive te zv.drejtorit te pergjithshem te policise Agron Kulicaj. Deputeti Taulant Balla tha se kryeministri nuk e largon Kulicajn nga detyra qe mban sepse eshte i lidhur vete me krimin dhe korrupsionin. Balla tha se edhe sherbimi i kontrollit te Brendshem drejtohet nga kunati i Kulicajt.
Akuzat kane shkuar me tej ndersa deputeti tjeter Saimir Tahiri tha se kryeministri mban ne zyre nje dokument te klasifikuar i cili deshmon se ministrant e z.Berisha financohen nga mafia.
Ne mbrojtje te Kulicajt ka dale ish-ministri i Brendshem Sokol Olldashi i cili ka thene se Kulicaj eshte eksperti me i mire i policise.
Kulicaj akuzohet nga ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti per kontrabande nafte.