E Shtunë, 31 Tetor 2026

500 milione dollare per rruget

14/10/2010Kryeministri Berisha jep detaje mbi shperndarjen e buxhetit per vitin 2011

Rritje rrogash e pensionesh investime ne turizem arsim shendetesi bujqesi etj.

Qeveria ka vendosur qe nje pjese te madhe te buxhetit te vitit te ardhem ta orientoje drejt infrastruktures rrugore. Ne funksion te ndertimit te rrugeve te reja atyre kombetare dhe rurale qe lidhet me akset kombetare pritet te shpenzohen rreth 500 milione dollare. Kryeministri Sali Berisha duke e cilesuar buxhetin e vitit 2011 si me te madhin ne historine vendit tha se me investimet qe do te kryhen do te garantohet qe ne fund te ketij mandati qeverises cdo qytetar te mberrije ne Tirane per nje kohe 2 here me te shkurter. Megjithese jane asfaltuar ka mundesi qe te jene bere 7 mije kilometra rruge deri tani perseri 91 komuna te vendit jane te palidhura me rruge te asfaltuara me akset kombetare. Per tu lidhur keto komuna me akset kombetare kerkohet ndertimi se paku i dy mije kilometrave rruge - tha ai gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Por nje pjese e madhe e kesaj shume pritet te shkoje per ndertimin e tunelit qe lidh Tiranen me Elbasanin si dhe perfundimin e Rruges se Arbrit. Sipas kryeministrit investimet u japin vlere aseteve kombetare tregut dhe prodhimeve te ndryshme bujqesore. Pervec investimeve te medha qe pritet te nisin vitin e ardhshem buxheti i shtetit do te orientohet edhe ne investime ne funksion te mbeshtetjes se problematikes se udherrefyesit te vizave sektorit te turizmit rritjes se rrogave dhe pensioneve dhenies fund te varferise ekstreme projekte ne bujqesi.

Kryeministri duke evidentuar turizmin si nje fushe shume e rendesishme theksoi se duhet mbeshtetje me fonde te medha. Berisha u shpreh se fondet qe do tu adresohen njesive te qeverive vendore do te lidhen me turizmin ku ceshtje kryesore eshte pastrimi. Ai kerkoi nga ministri i Turizmit dhe ai i Mjedisit qe te paraqesin kuadrin me te pershtatshem lidhur me pastrimin e bregdetit. Gjithashtu shefi i ekzekutivit theksoi se ne Shqiperi ne fund te vitit 2011 nuk do te kete qytetar ne varferi ekstreme. Nuk do te kete qytetar me te ardhura ditore nen 1.25 dollare qe eshte niveli i saj. Ky eshte qendrim i pandryshueshem. Nuk shkon qe disa te lahen ne vaska floriri dhe disa te tjere te numerojne kafshaten - tha ai. Sipas kreut te qeverise buxheti i vitit te ardhshem do te orientohet edhe ne zhvillimin e sistemit arsimor. Berisha theksoi se prioritet do ti jepet arsimit parashkollor duke mundesuar qe 96-98 e femijeve ne vend te frekuentojne cerdhet e kopshtet. Berisha theksoi se Ministria e Arsimit dhe ajo e Shendetesise te perpunojne mekanizmat e partneritetit publik-privat.

Parkingjet

Kreu i qeverise ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama se gjate 12 vjetve ne drejtimin e ketij institucioni nuk ka ndertuar qofte edhe nje parking te vetem per qytetaret. Kryetari i Bashkise se Tiranes e zgjidhi duke thene se fajin e kane veturat ndonese ky eshte kryeqyteti i vetem ne Evrope dhe ne bote qe nuk ka nje parkim. Gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete nje parkim te vetem. Me pare qytetari vjen nga Durresi ne Tirane sesa nga Kinostudioja ne zyrat e Kryeministrise apo tek Universiteti. Kjo per shkak te trafikut dhe kaosit qe ekziston. Se nuk mund te kene faj qytetaret. Po marr si shembull Tiranen. Zoteria e tij ka 12 vjet ne Tirane dhe nuk ka ndertuar nje parkim nga fondet me partneritet apo si te doje - tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›