E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Skam asnje sekonde te tepert per te shperdoruar

14/10/2010Kreu i LSI-se injoron akuzat dhe sulmet e ish-bashkepunetorit te tij Dritan Prifti

Deklarata e shkurter pas raportimit ne Komisionin parlamentar te Sigurise

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka anashkaluar te pergjigjet ne lidhje me akuzat dhe sulmet e Dritan Priftit deputet dhe nenkryetar ende ne fuqi i LSI-se. Menjehere pasi ka raportuar ne Komisionin parlamentar te Sigurise Kombetare zevendeskryeministri dhe ministri i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka vleresuar si te panevojshme tu kunderpergjigjet akuzave te nje prej ish-bashkepunetoreve te tij me te ngushte. Skam asnje sekonde te tepert per te shperdoruar - ishte pergjigjja e vetme dhe teper e shkurter qe Ilir Meta u dha gazetareve. Permes ketij qendrimi duket se kreu i Levizjes Socialiste per Integrim ka dashur te injoroje akuzat e shumta e te forta qe Dritan Prifti hodhi ne adrese te tij dy dite me pare ne letren drejtuar mbeshtetesve dhe elektoratit te tij. Ne ate leter deputeti Prifti ish-minister i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes prej nje viti ka deklaruar se largohej perfundimisht nga LSI-ja si nje reagim ndaj levizjeve te personave brenda kesaj partie te cilet politiken e shohin si mjet intrige grabitje apo shantazhi ndaj te tjereve. Prifti ka akuzuar Meten si person qe i ka bere presione te shumta madje duke i kujtuar edhe femijet. Ne leter ai thote se mori vendimin per tu larguar pasi kishte shkembyer mesazhe me kreun e partise Ilir Meta i cili ne nje prej ketyre mesazheve permendte kater femijet e ketij te fundit. Kjo gje per Priftin u ngjasonte kercenimeve qe ka marre muajt e fundit. Por menjehere pas kesaj deklarate LSI-ja reagoi duke thene se Prifti eshte nje pazaraxhi i rendomte qe kerkon te gjeje edhe ndonje si vetja ne radhet e mazhorances.

Letra e Prifti

Durova shkarkimin tim te padrejte. Durova genjeshtrat publike te Ilir Metes se me kishte ofruar vend tjeter ne qeveri dhe se nuk kisha pranuar. Po ndahem prej Ilir Metes dhe nje kaste te vogel qe e ka bere te pamundur bashkejetesen time brenda kesaj partie. Kryetari i LSI-se hedh poshte cdo sakrifice cdo miqesi cdo kontribut nese ne nje rast te vetem nuk i plotesohet deshira qofte dhe kur nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit.

Reagimi i LSI-se

I gjendur nen presion dhe i kapur peng ikja e tij e paralajmeruar eshte ne vazhden e veprimeve te percaktuara prej vijesjelljes se dhene nga ata qe e komandojne si pjese e veprimtarise korruptive dhe kriminale. Duke bredhur nga nje deputet ne tjetrin si nje pazaraxhi i rendomte per te gjetur ndonje si vetja ne radhet e mazhorances ai vendosi te ike edhe i vetem si nje kamikaz i pashprese i klubit te kokaines.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›