E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, deputetet sherr per moralin

Qe nga skandali seksual i ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango, deputetet e shpenzojne kohen ne Kuvend, per te folur mbi moralin e njeri-tjetrit. Ne seancen e djeshme plenare, ne qender te akuzave ishte kyetari socialist, Edi Rama i cili u perfol nga demokratet per fotot nudo, te bera ne plazh kohe me pare. Madje kreu socialit, u kercenua se per te, PD-ja disponon dhe kaseta e pamje filmike apo dokumente mbi veprat e tij "imorale". "Pasi shkaterroi jeten e ish-bashkeshortes se tij, Rama doli te flase per familjen e femren, me rastin e festes nderkombetar te gruas dy dite me pare. Si mundi nje njeri i tille, te dale ne publik e te flase per moral", reagoi deputeti demokrat Aldo Bumci. Sipas tij, Rama nuk mund te perfaqesoje opoziten dhe akoma me keq, si nje njeri qe sipas PD-se nuk ka moral, nuk mund te beje te tjeret te besojne tek morali. Bumci u shpreh se, si Rama, vetem nje mund te ekzistoje, po jeton larg moralit, e me njerez te ngjashem qe te mos e gjykojne. Bumci akuzoi dhe tere rrethin e ngushte te kryebashkiakut Rama, se jane njesoj si ai. "Une nuk e kuptoj, se si ju si mazhorance, mund te flisni per moral kur jeni te mbytur deri ne fyt. Jo vetem qe ju kane plasur ujerat e zeza ne qeveri, por era ka marre dhene", replikoi socialisti, Marko Bello, duke sjelle ne vemendje skandalin me te fundit seksual te ish-ministrit Pango. Sipas tij, vetem kjo qeveri nuk duhet te flase per moral, ku dhe ne dite feste, kreu i saj Sali Berisha, beri fushate me imazhin e rreme te kabinetit te tij te paafte. Duke vijuar debatin, Fatos Hoxha ju rikthye akuzave ndaj Rames, duke thene se askush nuk mund te fshije nga memoria, fotot e tij nudo, ne nje plazh publik. "Nuk mundet qe Rama ta bleje kujtesen e shqiptareve per lidhjet e tij me bandat e krimit. Me jeten e tij private, nuk merret njeri. Por kur ai pretendon te behet kryeminister, nuk mund te heshtim. Ne disponojme dokumente, video dhe kaseta, qe do e bejne shume mire transparencen e kryetarit tuaj", u shpreh Hoxha. Po keshtu dhe Ferdinand Xhaferi, akuzoi Ramen se nuk mund te flase per moral, kur ka dhunuar dy gra te ketij vendi. "Nese ju i quani normale pamjet lakuriqe te tij, eshte problemi juaj. Per ne nuk ka moral", u shpreh dhe Xhaferi. Te gjitha akuzat e demokrateve, deputetet e opozites i quajten palacolleqe. "Ne emer te grupit socialist, ju bej thirrje t'i jepni fund palacollekut, duke marre familjet e tjereve neper goje", reagoi nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace. Perplasjes mes pozites dhe opozites per moral, vijojne qe prej berjes publike te videos, ku ish-ministri i Kultures, Ylli Pango dukej qarte se po abuzonte me postin e tij, per te perfituar seksualisht nga nje femer qe kerkonte te punesohej ne kete dikaster.

Pango

Ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango nuk mund t'i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit si pedagog, pasi kete vit ai nuk e ka ushtruar profesionin, madje as si pedagog i jashtem. Sipas ligjit "Per Arsimin e Larte", kjo ceshtje mund te shqyrtohet nga Keshilli i Etikes se Universitetit te Tiranes, vetem vitin e ardhshem akademik, nese Pango aplikon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›