E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Aplikimi ne BE, para qershorit"

Kryeministri Berisha theksoi dje faktin se Shqiperia, do te kerkoje brenda muajit qershor te jete vend kandidat prane Bashkimit Evropian. Ne nje interviste per agjencine e njohur franceze te lajmeve "AFP", kryeministri Berisha deklaroi se pavaresisht ngurrimeve nga ana e Komisionit Evropian, Shqiperia eshte e vendosur per te bere kete kerkese brenda Presidences ceke te BE-se. "Shqiperia mori driten jeshile ne parim, nga Presidenca ceke e Bashkimit Evropian per gjashtemujorin e pare te vitit, per te paraqitur kandidaturen e saj deri ne fund te qershorit. Ne rame dakord per te paraqitur kerkesen", deklaroi kryeministri Berisha gjate intervistes ne lidhje me te ardhmen evropiane te Shqiperise. Ne vazhdim, kryeministri Berisha deklaroi se e kishte te qarte qe kriza ekonomike, dhe te panjohurat rreth ratifikimit te traktatit te Lisbones nuk jane te favorshme per zgjerimin e Bashkimit Evropian, por se kjo nuk do te ndikonte ne kerkesen qe pret te beje Shqiperia. Sipas tij, besimi per kete hap te rendesishem vjen nga reformat e thella qe ka ndermarre qeveria, ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Ne vitin 2005, Shqiperia mbizoterohej nga krimi i organizuar. Qytete, fshatra, rrethe te tera ishin nje lloj protektorati, i krimit te organizuar. Ky i fundit kontrollonte doganat, pikat e kalimit kufitar, portet", tha Berisha. Sipas tij, qeveria e drejtuar prej tij ka arrestuar me mijera kriminele jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne hotelet me pese yje ne metropolet evropiane, dhe i jane derguar drejtesise. Komisioneri evropian per Zgjerimin, Olli Rehn, theksoi se fundi perpara disa mediave shqiptare, se zhvillimi i mbare i ketyre zgjedhjeve, konform standardeve evropiane ishte per Brukselin thelbesor dhe prioritar, perpara se Shqiperia te perparoje drejt perspektivave te saj evropiane, e thene ndryshe me paraqitjen e kandidatures per statusin e vendit kandidat te BE-se. Megjithate, ligji i ri elektoral i paraqitur se fundmi nga Shqiperia, pritet te beje te mundur shmangien e manipulimeve te ndryshme. "Nje ngadalesim i vrullit te zgjerimit rrezikon te shkurajoje opinionin publik, qe ne Shqiperi eshte shprehur ne shumicen derrmuese per anetaresimin ne BE. Por besojme se BE-ja do te dije te vleresoje "perpjekjet tona" vecanerisht ne fushen e luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar", tha kryeministri Berisha per agjencine franceze, "AFP". Por paraqitja e kandidatures eshte vetem hapi i pare drejt sigurimit te statusit te vendit kandidat, qe mund te zgjase shume dhe qe sigurisht kerkon miratimin e 27 shteteve anetare te Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›