E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, hiqet nga rendi i ditës kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor

14-12-2010 / Gazeta 55

Topalli: Do pranojmë çdo kërkesë me kushtin e panegociueshëm që të respektojë ligjin themeltar


Komisioni i ligjeve vendosi të heqë sot nga rendi i ditës ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të kërkuar nga opozita. Vendimi u mor në mungesë të përfaqësuesve të opozitës në komision si edhe pa praninë e kamerave. Kreu i komisionit Ilir Rusmali deklaroi se në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk u arrit një kompromis sa i përket datës se kur komisioni hetimor duhet të kalojë në parlament. Rusmali shtoi se numri i anëtarëve që marrin pjesë në komision nuk është ende i qartë dhe se nuk është zgjedhur ende kryetari i tij. Nderkohe, në një reagim per mediat deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se praktika e ndjekur sot në komisionin e ligjeve tregon qartë se mazhoranca nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, dhe po shtyn ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve me qëllimin e vetem manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.


Topalli: Do pranojmë çdo kërkesë me kushtin e panegociueshëm që të respektojë ligjin themeltar


Kuvendi i Shqipërisë ka sqaruar sot në lidhje ne konferencën e kryetarëve i cila u mblodh ditën e djeshme për të rimarrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e komisionit hetimor. Në një deklaratë për shtyp kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se Kuvendi është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë me kusht që ajo të respektojë kushtetutën.  “Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”- theksoi Topalli. Ndërkohë ditën e djeshme PD dhe PS-ja nuk gjetën konsensusin e përbashkët për datën kur do të votohet në parlament komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Për shkak të mungesës së konsensusit do të jetë seanca plenare e cila do të votojë datën kur do të kalojë në Parlament komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›