E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Haxhinasto: Respektoni afatet

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në një intervistë për ALSAT bën apel për respektim të afateve të qëndrimit në hapësirën Shengen në mënyrë që të shmanget penalizimi.

Një ditë para 15 dhjetorit cilat janë porositë e fundit për shqiptarët?
- Janë disa porosi, po më përpara dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për këtë ditë të madhe për shqiptarët, është një moment historik për ta, është realizimi i ëndrrës së tyre dhe sigurisht një prekje e asaj që ata i përkasin, që është Europa. Qënia europianë do të thotë edhe përgjegjësi. Përgjegjësitë kanë të bëjnë së pari me lëvizjen me pasaporta biometrike drejt BE, dhe përvec kësaj ajo që është më themelore është respektimi i afateve të qëndrimit në hapësirën Shengen. Është shumë e rëndësishme që gjithësecili të kuptojë që me veprimet e tij, sjelljen e tij ndikon dhe tek qytetarët e tjerë të Shqipërisë të cilët tashmë fatmirësisht e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza.

Cfarë tjetër duhet të kenë parasysh qytetarët shqiptarë dhe si do jetë një ditë e tyre e udhëtimit nga nisja në aeroport dhe deri në përfundim?
- Mendoj se rregullat janë ato të tashmet që ata i dinë se si duhet vepruar, nuk ka asgjë të vecantë përvec faktit që ata nuk do të kenë nevojë të marrin vizë pranë ambasadave në Tiranë. Sigurisht që qytetarët që shkojnë për të udhëtuar në Europë, nuk shkojnë atje pa pasur me vete mbështetjen financiare përkatëse.

Bisedoi: Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›