E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, nis seanca. Opozita mungon, të pranishëm vetëm 2 deputetë

TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të së enjtes me shqyrtimin e ratifikimit të vendimeve të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).
Edhe në këtë seancë deputetët e Partisë Socialiste të opozitës nuk janë të pranishëm, në shenjë kontestimi ndaj rezultateve të KQZ-së për kryetarin e bashkisë Tiranë. Përjashtim bëjnë dy deputetët e grupit socialist, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kanë thyer bojkotin, duke qënë prezentë në sallën e Kuvendit.

Ndër rendin e punimeve të sotme parlamentare përfshihet edhe diskutimi i pr/ligjit "Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz - Shkopet” sh.a. “HEC Tiranë Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz - Shkopet” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a.”.
Në seancën e sotme parlamentare përfshihet dhe raportimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe votimi i pr/rezolutës për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2010.
Pika e fundit e punimeve të sotme në parlament janë diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.

(d.b/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›