E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pushon padinë ndaj Dik Martit

TIRANE Gjykata e Tiranës pushon padinë e një banori të Fushë-Krujës ndaj Dik Martit, deputetit zviceran, raportuesit të Këshillit të Europës. Bëhet fjalë për padinë e Imer Bramës, ku Marti paditej për shpifje në lidhje me raportin e tij për ekzistencën e shtëpive të verdha në Shqipëri. Pak ditë më parë gjykata vendosi kthimin e akteve të dosjes pa veprim. Sipas vendimit, padia kishte mangësi në formulimin e saj. Njëkohësisht, pala paditëse nuk ishte paraqitur në seancën e parë gjyqësore të shqyrtimit të kësaj padie. Brama e depozitoi padinë e tij kundër Martit pasi pronat e tij pranë Fushë-Krujës ishin përmendur në raportin e Martit, i publikuar më 15 dhjetor 2010. Në kërkesë-padi Brama kërkonte shpërblim moral nga ana e deputetit zviceran.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›