Krasniqi: BisedimetSerbi- Kosovë, nëterr informativ
PRISHTINE- "Bisedimet me Serbinë po karakterizohen me një terr informativ, i cili po ia bën të pamundur Kuvendit të Kosovës që të dijë se çfarë po ndodh. Në këtë proces po anashkalohen institucionet e vendit, ndërsa gjithçka është përqendruar tek disa persona." Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për të përditshmen “Zëri” te Prishtinës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të hedhin dritë mbi të vërtetën e bisedimeve.
Po ashtu ish- zëdhënësi i UÇK-së i bën thirrje Brukselit që të mos e anashkalojë institucionin e Parlamentit atëherë kur duhet të merren vendime, sepse ai thotë se çdo rrugë tjetër sjell telashe. Kryeparlamentari Krasniqi shprehet i bindur se nëse ndryshojnë parimet e Grupit të Kontaktit për mosndryshim të kufijve, atëherë hapi i palës kosovare do të jetë bashkimi me të gjitha trojet shqiptare.
Kryeparlamentari kosovar flet edhe për ngecjen në çështjen e njohjeve. Sipas tij, përveç faktorëve të jashtëm, mosnjohja nga shumë vende është edhe pasojë e përzierjes së kompetencave në Qeveri. Ai po ashtu thotë se Kuvendi nuk kontrollohet nga qeveria, por e pranon se kryeministri Thaçi ka ndikim në legjislativ, ndonëse këtë e bën nëpërmjet Grupit Parlamentar të PDK-së.
(s.g/balkanWeb)