Tensionet në veri të Kosovës, Shqipëria dënon dhunën
TIRANE - Tirana zyrtare reagoi sot në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave të KFOR-it në fshatin Rudarë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme përshëndet vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj dhe vendosjen e rendit e ligjit në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Ndër të tjera, përmes kësaj deklarate Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkon zbatimin e marrëveshjeve të 5 gushtit dhe 2 shtatorit të këtij viti, si dhe nënvizon rëndësinë që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një zë, për të treguar vendosmëri që të nxjerrë para drejtësisë autorët e dhunës dhe mbështetësit e tyre.
Mbrëmjen e së mërkurës, KFOR-i nisi një aksion për heqjen e barrikadës së serbëve në vendin e quajtur Kërshi i Dudit, në veri të Kosovës. Serbët kundërshtuan me forcë heqjen e barrikadës, duke plagosur 21 ushtarë të KFOR-it.
(er.nu/BalkanWeb)