Cheney dhe Olmert takohen në Jeruzalem për paqen
.
Zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney takohet sot në Jeruzalem me kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert. Cheney ndodhet në rajon në përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Dje në Rramallah, ai u takua me liderët palestinezë, të cilët i kërkuan atij t'i bëjnë presion Izraelit që të ndërpresë përhapjen e vendbanimeve të reja hebreje. Cheney tha se marrëveshja paqësore izraelito-palestineze do të kërkojë lëshime nga të dyja palët. Ai tha se formimi i shtetit palestinez duhej bërë më parë, por sulmet kundër Izraelit e kanë penguar paqen.