E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero: Nuk kthehem te Atletico

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, e ka bërë të qartë se nuk do të mbajë më fanellën e Atletico Madridit.

Aguero ka deklaruar më herët se dëshiron ta vazhdojë karrierën në një klub më të madh, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi kërkojnë shërbimet e tij.

Mirëpo, çmimi prej 45 milionë eurosh i vënë nga Atletico është shumë i lartë. Por, sidoqoftë, lojtari ka deklaruar se ka marrë fund qëndrimi i tij në Vicente Calderon.

“Nuk do të kthehem te Atletico, kjo është e qartë. Kam nevojë të marrë ajër të freskët”, ka thënë Aguero për ESPN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›