E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet ambasadori Molnari: Hungaria, mbështetje Shqipërisë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në vendin tonë.

Gjate takimit te zhvilluar Molnari rikonfirmoi mbeshtetjen e Hungarise ne të gjithë përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian, por edhe mbështetëse e  aspiratës evropiane të rajonit në tërësi.

Ambasadori Molnari vleresoi arritjet e bera vitet e fundit,  si  anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe ecja me shpejtësi drejt anëtarësimit të plotë në BE.  Ai u ndal edhe ne arritjen tjeter madhore të kombit shqiptar, pavarësinë e Kosovës, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë me rolin e saj konstruktiv e promovues të paqes, bashkëpunimit e miqësisë në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›