Kuvend, rifillon seanca maratonë, vijojnë diskutimet mbi programin qeverisës
TIRANE- Programi i mazhorancës së re qeverisëse 2013-2017 u diskutua dje në një seance maratonë të Kuvendit që nisi punimet rreth orës 10:30 për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare ka patur në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit. Pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë, u votua edhe për zgjedhjen e deputetit demokrat, Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë, ashtu sikundër kishin paralajmëruar, refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës duke e cilësuar “plagjiaturë” dhe “bosh”. Ndërsa gjatë diskutimeve maratonë ata akuzuan kryeministrin Rama për mungesë programi e tërheqje nga premtimet, sipas tyre të parealizueshme, të 23 qershorit.
RAMA
Kryeministri, Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se programi 4-vjeçar i qeverisë së drejtuar prej tij “do t’i ngrejë kokën Shqipërisë”. Në fjalën e mbajtur fill pas ish-kryeministrit, Sali Berisha, ai u ndal tek largimi i opozitës nga salla e Parlamentit tre ditë më parë, ndërsa prezantonte programin qeverisës. “Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit, ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrjejtes. Por, dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t’ju them sot: Personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Fshijeni nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë”, - paralajmëroi Rama. Mandej duke iu drejtuar Berishës, ai deklaroi se paraardhësi i tij ende nuk e ka marrë veten nga humbja ndërsa kërkoi nga opozita që të ngrihet në nivelin e mirësjelljes. “U betuat se qeverisë të 1 prillit do ia vinit shpatullat pas muri me pyetjet tuaja, por deri tani bëtë asnjë pyetje. Kur ha 1 milion shuplaka mendja o të ikën o të vjen dhe pale sa vite duhen për t’i kapur. Ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë e jo të gjejmë kokën tuaj. Ju keni të drejtë, pasi keni vite që keni harruar se ç’është një program që i paraqitet Kuvendit për miratim”, - tha Rama. Ai uroi më pas që opozita ta gjejë kokën, “ndërkohë që Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni”.
BERISHA
Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi mbrëmë në Kuvend betejë të fortë, nëse pasardhësi i tij Edi Rama nuk mban premtimet e 23 qershorit. Berisha paralajmëroi se nëse qeveria “Rama” mashtron shqiptarët, atëherë opozita do t’i udhëheqë shqiptarët njësoj siç ia bënë grekët Jorgo Papandreut. Berisha u shpreh mosbesues ndaj mbajtjes së premtimeve të Ramës, por siguroi se do t’i votojë ato në Kuvend nëse realizohen. Në të kundërt, ai i bëri të qartë qeverisë së re se, në rast të mospërmbushjes së premtimeve që u ka bërë qytetarëve, “do të përballet me betejën e opozitës për të ngritur në piedestal dinjitetin e shqiptarëve”. ”Përgatitu, beteja është e fortë! Sali Berisha do të votojë çdo premtim të tij në parlament, ndonëse nuk i bëja kurrë, sepse ato janë rrënim i gjithanshëm. Nëse u ke marrë votën duke i mashtruar, nuk do njohim kufij, nuk do lëmë betejë pa zhvilluar, për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Përgatitu, beteja është e fortë! Ke premtuar 300 mijë vende pune, asnjë vend punë nuk justifikon sot; ke premtuar ulje çmimesh, asnjë çmim nuk mund të ulësh ti. Nëse këto premtime ju i shndërroni në të vërteta, do të keni votën time. Por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim duke bërë atë që i bënë Xhorxhit grekët”, - tha Berisha. Ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj kabinetit të ri qeveritar, duke sulmuar kryesisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj, u përjashtuan nanoistët, absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Ka probleme me rendin, është e vërtetë, por një gjë dihet, se njeriu që kryeson Shqipërinë ka lidhje me bandën e Kavajës, ka kushëri me bandën e Lushnjës, ka kushëri me bandën e Dritan Dajtit, me bandën që i vodhi Spartak Ngjelës 130 kuti votimi. Ky vjen sot me kabinetin më nepotik në histori, me tre vetë nga e njëjta familje. Njeriu i patateve të Ramiz Alisë (dhe Berisha drejton me gisht nga ministri Shpëtim Cani), hipi në atë funksion vetëm se i tha Ramiz Alisë se ‘do ta zgjidh me pataten problemin’. Ju thatë se Berisha nuk kishte shifra, ndërkohë që ne flisnim vetëm me shifra, përveçse për zëvendësimin e Ramiz Alisë, që do marrë financat e qeverisë. Por, pse mungojnë këto? - Sepse premtimet janë ‘alla Papandreu’: ‘Paratë janë këtu’, kurse shifrat kanë ikur (greqisht). Anastas, përktheje nga greqishtja këtë. Premtimi juaj është që do heqim qoftet nga spitalet, kurse shifra nuk keni”, - deklaroi Berisha.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera DEBATET GJATE SEANCES SE DJESHME