E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend rikthehen ne program ligjet me 84 vota

Konferenca e Kryetareve sot pritet mbledhja e pare per kete vit

Mazhoranca dhe opozita shqiptare duhet te gjejne konsensusin per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar. Draftet e mbartura nga vitit i kaluar jane pjese e programit te punimeve tre mujore te Kuvendit te gatshme per tu futur per votim ne cdo moment qe arrihet konsensusi. Kuvendi pritet te nise kete jave punen e tij ne komisionet parlamentare ndersa seanca e pare plenare eshte me daten 17 janar. Sot pritet te kete dhe nje mbledhje te Konferences se Kryetareve per te percaktuar axhenden e punimeve.

Axhenda e punes

Ne mbledhjen e radhes se Konferences se Kryetareve e para per kete vit perfshihet miratimi i programit te punes per tre muajt e ardhshem si dhe kalendari 3-javor i punimeve. Programi i punes perfshin nje sere draftesh te mbartura nga viti i kaluar te cilet kerkojne shumice te cilesuar mes tyre jane projektligji Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317 date 18.11.2004 Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449 date 27.1.1999 Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040 date 22.12.2008 Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251 date 8.7.2004 Kodi Detar i Republikes se Shqiperise Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8391 date 28.10.1998 Per Sherbimin Informativ te Shtetit te ndryshuar Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8653 date 31.07.2000 Per ndarjen administrative - territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850 date 29.7.1994 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise i ndryshuar dhe projektligji Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar. Pjese e axhendes jane gjithashtu dhe projektligjet qe kane mbetur ende ne proces diskutimi ne komisionet parlamentare. Pas konferences se kryetareve do te nise menjehere puna e komisioneve parlamentare per diskutimin e projektligjeve nderkohe qe seanca plenare e 17 janarit parashikohet te kete ne axhende vetem miratimin e procesverbalit te seances se kaluar si dhe miratimin e programit dhe kalendarit te punes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›