Kuvend, rikthehen pr/ligjet, që kërkojnë 84 vota
TIRANE- Pozita dhe opozita do të përballen sërish sot në sallën e kuvendit për disa nisma të rëndësishme ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është futur sërish pr/ligji për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu 84 vota. Mosarritja e kësaj shumice të
cilësuar votash detyroi mazhorancën të shtyjë disa herë votimin e pr/ligjit për Gjykatën Administrative. Edhe në seancën e kaluar kuvendi u detyrua të shtyjë votimin e 6 projektligjeve, pasi opozita deklaroi se nuk do ti votonte pa i kaluar më parë për rishqyrtim në komisione.
Ndërkaq në seancën e sotme është parashikuar edhe interpelancë e kryeministrit Berisha kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
Një tjetër interpelancë është ajo e minsitrit të Financave, Ridvan Bode kërkuar nga deputetja e PS Mimi Kodheli. Interpelanca me Boden vjen menjëherë pas nismës ligjore të paraqitur nga opozita për heqjen e tvsh-së së bukës dhe disa ushqimeve bazë