E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohen punetoret e angazhuar nga USAID-i ne veri te Kosoves

Dhjetera punetore qe po punonin ne kuader te nje projekti te Agjencise Amerikane per Zhvillim Nderkombetare jane sulmuar sot ne veriun e Mitrovices nga nje grup serbesh te maskuar. Policia tha se tre nga punetoret jane rrahur rende derisa po pastronin nje pjese te lumit Iber qe shenon edhe vijen ndarese te Mitrovices ne veriun me shumice serbe dhe jugun me shumice shqiptare.

Ambasada amerikane ne Prishtine e denoi ashper kete incident. Ne nje komunikate per opinion thuhet se ambasada e denon fuqimisht sulmin dhe dhunen e sotme te drejtuar kunder grupit shumetnik te 41 punetoreve te perfshire ne projektin per permiresimin e jetes se komuniteteve ne Mitrovicen veriore. Viktimat e sulmit ishin Serb dhe Shqiptare te Kosoves Boshnjak dhe te tjere. Te gjithe ata ishin thjesht qytetare te rendomte te cilet punonin per kafshaten e gojes thuhet ne komunikate ne te cilen nenvizohet se sulmi eshte kryer nga personat te cilet ndjekin agjenden politike te se kaluares dhe te cilet minojne mireqenien publike dhe te drejten e njerezve per te fituar buken e gojes dhe per te permiresuar ekonomine dhe jeten komunitetit.

Incidenti i sotem pasoi dhunen e djeshme ne veri qe la pas vetes 11 te plagosur nga te cilet kater pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s dhe gjashte protestues serb. Forcat e NATO-s thane se dhuna pasoi kundershtimin e protestuesve serb ndaj perpjekjeve per te menjanuar barrikadat e vendosura ne vendkalimet kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Paqeruajtesit thane se u detyruan te perdorin forcen ne vetembrojtje nga sulmet e protestuesve qe hodhen mjete shperthyese ndaj trupave te KFOR-it.

Beogradi nderkaq kritikoi pranine nderkombetare per nxitje te dhunes. Sekretari shteteror ne ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanovic tha se KFOR-i ka perdorur force te paarsyeshme mbi protestuesit serb. Incidenti i djeshem ndermjet KFOR-it dhe demonstruesve paqesore eshte dicka qe ne duhet ta harrojme. Shpresoj se KFOR-i do te vendose komunikim te rregullt me udheheqesit lokal ne menyre qe te shtendoset situata dhe te krijohet hapesira per nje forme te bisedimeve politike tha Oliver Ivanovic. Banoret serbe ne Mitrovice fajesojne amerikanet qe jane pjese e KFOR-it per dhunen e djeshme bashke me ushtaraket gjerman.

Por zyrtare te KFOR-it thane se ishin grupe dhe individe serb qe nxiten dhunen e djeshme ndersa u zotuan se do te shfrytezoje te gjitha mjetet e percaktuara me mandatin e tyre per ruajtjen e nje mjedisi te qete dhe te sigurt per te gjithe. Dhuna eshte denuar edhe nga Bashkimi Evropian I cili u ka shprehur mbeshtetje te plote KFOR-it dhe EULEX-it ne perpjekjet per vendosjen e qetesise ne veri. Dhuna u denua sot edhe nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili e quajti te papranueshem cdo sulm ndaj pranise nderkombetare ne Kosove.

Dhuna nga ana e Qeverise se Republikes Kosoves ka qene eshte dhe do te mbetet gjithmone e denueshme. Sot ne emer te qeverise institucioneve dhe qytetareve te Kosoves i ftoj qytetaret serbe atje qe te tregojne vullnetin e tyre me te mire per bashkepunim per integrim vullnetin per jete te re demokratike per ndertimin e Kosoves te re te perbashket ka deklaruar Thaci...

Qe nga 16 qershori rruget e veriut jane bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbet ne shenje pakenaqesie me pranine e policise dhe doganiereve te Kosoves ne ate zone. Ata kerkojne largimin e tyre nga vendkalimet kufitare nje kerkese kjo e cila eshte hedhur poshte edhe sot nga qeveria e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›