Kuvend, shitja e OSSH-së do kalojë me procedurë të përshpejtuar
Kontrata për shitjen e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Maxhoranca ka miratuar mes shumë debateve, vendimin për t'ia nënshtruar procedurës së përshpjetuar kontratës së OSSH-së. Për deputetët socialistë privatizimi i një sektori kaq të rëndësishëm nuk mund të kalojë brenda pak ditëve, pasi deputetët duhet të njohin materialet dhe në fund të fundit edhe qytetarët duhet të dinë se cc' fitojnë apo humbasin nga ky privatizim.Kontrata për shitjen e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të kaloje në komisionet parlamenatre dhe ditën e enjte do të diskutohet edhe në seancë plenare.