Leskaj:Zgjedhjet në rrezik pa karta

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj duke folur në sencën plenare të radhës u shpreh se zgjedhjet e 28 qershorit janë në rrezik. Sipas saj, mungesa e kartave të identitetit është shkaku kryesor që do të rrezikojë zgjedhjet. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, theksoi se NATO i ka përgjegjësitë e mëdha sepse nuk është kaluar ende testi i zgjedhjeve."Standardet janë në provë në 28, është në dorën e qeverisë t'i plotësojë ose jo standardet",theksoi ajo. Sipas Leskajt,nuk shërben as anëtarësimi në NATO dhe as slloganet e kryeministrit për të garantuar zgjedhje me standarde.