E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, debate mes mazhorancës e opozitës për anëtarësimin në NATO

Parlamenti post NATO i është rikthyer debatit për zgjedhjet e 28 qershorit. Për opoziten Shqipëria në NATO duhet të përqendrohet tek standardet e zgjedhjeve. Figurat më të rëndësishme të partisë socialsite kanë bërë apel se shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike po vë në rrezik procesin e zgjedhjeve parlamentare. Përkundër këtyre kritikave maxhoranca ka vënë theksin tek rëndësia e samitit të Strasburgut , duke e etiketuar deklaratat e opozites si panikun e humbësit. "Në ditën e anëtarësimit në NATO kemi parë vajtimin e kryetarit të PS-së, i cili ka dashur të prishë festën e të gjithë shqiptarëve", u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Sipas tij i fundit që uroi hyrjen tonë në NATO, me një xhelozi të ulët politike dhe kërkoi ta festojë një ditë para të gjithë shqiptarëve ishte kryesocialisti Rama. "Kontrasti mes festimeve në dy ditë të ndryshme është kontrasti mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit përfaqësohet nga një njeri i dështuar, që po vajton që tani për zgjedhjet e ardhshme", tha deputeti Patozi.Opozita ka këmbëngulur se procesi i shpërndarjes së letërnjoftimeve elektornike do të ishte më i suksesshëm nëse ato do të shpërndaheshin falas për qytetarët pa pasaportë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›