Topalli:Opozita të mos vajtojë anëtarësimin në NATO

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në seancën plenare të radhës ka falenderuar presidentin amerikan Barak Obama për mbështetjen që i dha Shqipërisë në samitin e NATO-s. "Falenderoj Obamën për deklaratën e tij ku shprehej krenar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Falenderoj presidenton Obama për vlerësimin që i bëri reformave të arritura nga vendi ynë", tha Topalli. Ajo i bëri thirrje opozitës që të mos vajtojë në ditën e festës, të mos vajtojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. "Pasi jo vetëm ne si mazhorancë, por edhe presidenti Obama e sheh me krenari anëtarësimin e Shqipërisë në NATO", u shpreh Topalli. Kryeparlamentarja Topalli falenderoi edhe kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj për përfaqësimin e saj dinjitoz në samitin e NATO-s.