E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot hiqet imuniteti i 3 deputetëve të PS

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise pritet te votoje sot per heqjen e imunitetit te tre deputeteve socialiste, pas kerkeses se prokurorise per hetimin e tyre per ngjarjet e 21 janarit.

Ne rendin e dites se seances se sotme do te votohet per heqjen e imunutetit te Tom Doshit, Besnik Barajt dhe Taulant Balles.

Fillimisht deputetet do te njihen me raportin e hartuar ngaKëshilli i Mandateve, permes dy relatoreve te caktuar nga PS e PD e me pas do te marrin fjalen deputetet qe do te jene pjese e hetimit.

Ne fund, sikunder edhe eshte deklaruar nga vete kreu i PS-se, Edi Rama ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar do te votohet pro heqjes se imunitetit.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›