Gjermania kundër S&P, Evropa një agjenci më vete vlerësimi

Guido Vestervelle
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle gjatë një fjalimi është shprehur kundër vlerësimeve të agjencive që operojnë jashtë territorit evropian. Ai ka theksuar se është koha që Evropa të krijojë agjencinë e saj të pavarur të vlerësimit.
Ai i bëri këto komente në Greqinë e goditur nga borxhet, vetëm dy ditë pasi agjencia me seli në SHBA Standard and Poor`s uli vlerësimet për nëntë shtete evropiane, duke ngritur shqetësime të reja të tregjeve për krizën e borxheve në Evropë dhe monedhën euro.
Vestervelle deklaroi se vendimet e agjencive të vlerësimit mund të ndihmojnë në krijimin e pasigurive në treg. Sipas tij, marrëveshjet ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim trajtimin e krizës së borxhit, duhet të japin një mundësi reale për të punuar.