Qeveria rumune, dialog me protestuesit
Qeveria e Rumanisë ka gjetur një mënyrë për të ulur tensionet duke thirrur në një takim urgjent për të diskutuar për përshkallëzimin e protestave kundër masave shtrënguese.
Një ditë më parë në Bukuresht, protestuesit hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa këto të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës. Sipas medieve rumune mbi 50 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e përleshjeve, ndërsa 40 të tjerë janë arrestuar nga policia.
Protesta paqësore mësohet të jenë mbajtur gjatë së dielës në qytete të tjera si Timisoara dhe Lasi. Protestuesit për katër ditë me radhë kanë kundërshtuar rënien e standardit të jetesës, reformat kontroverse të kujdesit shëndetësor, taksat e larta dhe korrupsionin.