Jahjaga, sot në Samitin Botëror të Energjetikës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jetë sot në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.
Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota, bëhet e ditur nga njoftimi i Presidencës.
Kosova është njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 14 tetor, 2008.