Sarandë, vdes në spital pas lindjes së fëmijës 28-vjeçarja, mister shkaku

Pamje nga Saranda
Sarandë, 21 Dhjetor, 14:52, NOA - Një 28 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, humbi jetën sot në maternitetin e Sarandës. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të policisë së qytetit bregdetar.
Sipas tyre, Enkelejda Sulejmani, nga fshati Xara, ka humbur jetën 6 ditë pas sjelljes në jetë të fëmijës se saj të tretë.
Enkelejda Osmani ishte shtruar në Spitalin e Sarandës që në fillim të këtij muaji, përkatësisht në datën 2 dhjetor, pas një aksidenti në shtëpi, ku kishte thyer këmbën.
Ajo kishte lindur një fëmijë në 15 dhjetor, dhe po vazhdonte të mbahej në spital. Familjarët i kanë thënë policisë se, gjendja shëndetësore e Enkelejdës paraqitej e komplikuar, por mjeket nuk e kanë vlerësuar situatën.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së saj, por ekspertë nga Tirana, janë nisur për në Sarandë, për të zbardhur ngjarjen.
b.a/NOA