E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni per reformen zgjedhore percakton axhenden

Diskutimi për Reformën Zgjedhore nuk do të nisë nga korrigjimi i sistemit, por nga përmbushja e kërkesave të OSBE/ODIH-it, të cilat jo domodoshmërisht lidhen me debatin politik të sistemit zgjedhor aktual. Kjo nuk është mirëpritur nga forcat e vogla politike pjesëmarrëse në komisionin parlamentar, i cili gjatë mbledhjes së radhës miratoi një axhendë për adresimin, të disa hapave teknikë. Por në vlerësimin e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu një axhendë e tillë shmang debatin poltik mbi thelbin e reformes zgjedhore
Socialistët të përfaqësuar nga Damian Gjiknuri në bashkëkryesimin e komisionit për rishikimin e kodit lektoral bën me dije se debati me sisitemin do të jetë më i gjerë, jo vetëm me spektrin e partive parlamentare, debat që, sipas tij, nuk mund të mbajë peng zhvillimin e hapava të tjerë të përmirësimit të ligjit të zgjedhjeve
Kjo ishte mbledhja e dytë e komisionit të Reformës Zgjedhore, pas asaj të konstituimit të tij. Objekti i punës i këtij komisioni janë 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Çështjet për të cilat palët kanë debat do të asistohen për zgjidhje konsesuale nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›