E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo Komisioni i reformes zgjedhore te marre parasysh propozimet e LSI-se

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka deklaruar në studion e Abc news se në Komisionin e Reformës Zgjedhore duhet të merren parasysh edhe kërkesat e LSI-së, ndërsa cështjet që do të trajtohen në komision duhet të jenë të hapura për median.

Tavo ka komentuar edhe rikthimin e Fatos Nanos për postin e presidentit, duke e cilësuar atë si një çështje që i takon Partisë Socialiste, ndërsa ka vlerësuar rolin dhe figurën e Nanos në politike.

Gjatë intervistës, Tavo ka folur edhe për kandidaturën e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së, duke deklaruar se LSI do t’a mbështesë atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›