E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, votohendekretet e Topit, PSbraktis seancën

TIRANE- Deputetët socialistë braktisin seancën e Kuvendit pas fillimit të votimit për dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, atë të Sokol Comos i rrëzuar dje nga Komisioni i Ligjeve dhe emrin e Medi Bicit.

Pas fjalës së deputetit socialist Fatmir Xhafaj, i cili kundërshtoi në emër të grupit socialist rrëzimin e Sokol Comos duke konsideruar procesin të montuar politikisht, deputetët e opozitës kanë zbatuar vendimin për të mos dhënë konsensus për asnjë ligj që do të votohet në Kuvend.

Ndërsa theksoi se kandidatët e rrëzuar nga mazhoranca janë ndër jursitët më të shquar në vend, Xhafaj u shpreh se rasti i zotit Como sikurse rrëzimi i Vangjel Kostës, janë vetëm viktima të ekzekutimit politik të kryeministrit të vendit, që sic tha ai synon të ekzekutojë sistemin gjyqësor.

Xhafaj akuzoi qeverinë se po mundohet të shkelë pavarësinë e sistemit gjyqësor me rrëzimin e kandidatëve të presidentit duke tentuar përmes forcës së kartonave të vendosë njerëzit e saj në gjyqësor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›