Topalli: Shqipëria, përpjekjereale në luftën kundër trafikimit
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve që shërbejnë si tranzit i trafikimit të qënieve njërëzore. Duke folur në një konferencë mbi trafikimin e qënieve njerëzore, kryeparlamentarja është shprehur se rastet e trafikimit të fëmijëve janë drithëruese dhe shteti duhet të veprojë me forcën që i jep ligji kundër tyre.
“Unë kam besim në kapacitetin e jashtëzakonshëm të shoqërisë shqiptare për ti thënë stop fenomenit të trafikimeve. Kam besim të plotë se me një bashkëpunim dhe koordinim edhe më të fortë mes ligjvënësve, organeve të policisë, të drejtësisë dhe mbi të gjitha bashkëpunimit me shoqërinë civile në mund të jemi edhe më të suksesshëm në këtë betejë” theksoi kryeparlamentarja.
Sipas Topallit, Shqipëria ka bërë përpjekje reale në luftën kundër trafikimit më anë të miratimit të ligjeve dhe strategjisë kombëtare për luftën kundër këtij fenomeni. (e.n/news24/BalkanWeb)