Një 40-vjeçar ekzekutohet në qendër të Tiranës
Rreth orës 12:00 dy persona hipur në një motoçikletë qëlluan shtetasin Franc Konomi, i cili po lëvizte me makinën e tij luksoze me targa TR 0626 S. Konomi humbi jetën teksa po dërgohej për në spital.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje por pa arritur të arrestoje autorët e krimit të cilët u larguan menjëherë. Në cilësinë e provës materiale, në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja plumbash.
Policia njofton se viktima është qëlluar me gjashte plumba në trup dhe konfirmon se janë ngritur postblloqe me qëllim kapjen e autorëve.
Pista e parë e hetimit është ajo për larje hesapesh të vjetra, pasi viktima njihet si person me precedentë penal. Konomi është arrestuar më parë për konsumim veprash penale si gjobë-vënie, peng-marrje, vrasje etj.