Kuvend, Thaci: Nesër vendoset për heqjen e TVSH për mediat
PRISHTINË- Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot një seancë plenare, e cila mund të zgjasë deri tre ditë dhe do të përmbyllë sesionin e vjeshtës para festave të fundvitit.
Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe asaj për pyetje parlamentare, debati për më shumë se dhjetë projektligje në rend dite hapet me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2012.
Në vitin 2011, Kuvendi i Kosovës ka miratuar 56 ligje dhe 36 projektligje janë në procedim.
TVSH e mediave, Thaci: Neser vendosim per heqjen
Një lajm i mirë ka ardhur për mediat nga seanca e Kuvendit, në të njëjtën ditë kur Kuvendi kishte vendosur ta zbatojë Rregulloren për praninw e mediave në Kuvend. Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në mbledhjen që Qeveria do tw mbajë nesër, do të jetë në rend dite heqja e TVSH-së për mediat, një premtim ky i bërë nga kryeministri Thaçi gjatë fushatës zgjedhore.
Një lajm të tillë, Thaçi e ka dhënë pas pyetjes së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, e cila i ka rikujtuar kryeministrit Thaçi premtimin e bërë kohë më parë për heqjen e TVSH-së për mediat.
“Heqja e TVSH-së do të ishte një hap minimal për të ndihmuar ekzistencën e mediave dhe për të realizuar një prej të drejtave themelore, siç është e drejta për t’u informuara”, ka thënë Lama, duke shtuar se shumë vende të BE-së e kanë shkurtuar TVSH-në në zero, ndërsa disa të tjera e kanë minimale këtë taksë.
Kryeministri Thaçi ka thënë se puna e mediave do të lehtësohet, gjithnjë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
“Nesër kemi mbledhjen e Qeverisë dhe një nga pikat e rendit të ditës do të jetë edhe kjo. Do ta përmbushuim këtë premtim të dhënë. Kjo do të përmbyllet shumë shpejtë. Ne do t’ua lehtësojmë punën mediave edhe më fuqishëm edhe më mirë, por sipas standardeve ndërkombëtare, mediave të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Në seancën e sotme, ligjvënësit kanë ngritur edhe çështje të tjera, ndërsa në vazhdim pritet të shqyrtohet në lexim të dytë, Projektligji për buxhetin për vitin 2012, i cili parashihet të jetë rreth 1.5 miliard euro.
Po ashtu, në rend dite do të jenë edhe 7 projektligje në lexim të parë, një prej të cilëve edhe Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, miratimin e të cilit e ka kundërshtuar vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq të martën kanë protestuar edhe një grup i organizatave joqeveritare, ndërsa në lexim të parë do të shqyrtohet 11 projektligje. Kjo seancë pritet të zgjasë dy-tri ditë dhe do të jetë e fundit për këtë vit kalendarik.
(d.b/BalkanWeb)