Ulen temperaturat, reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në disa akse
TIRANE - Rënia e temperaturave ka sjellë reshje dëbore dhe shiu në zona të ndryshme të vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Situatë e vështirë në aksin rrugor Ballabana-Buzë në Tepelenë, për shkak të shembjes së një ure. Për pasojë, 4 fshatra kanë mbetur të izoluara, ndërsa është pezulluar mësimi pasi nxënësit e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë.
Ndërkohë, më e lehtësuar duket situata në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë, ku deri mbrëmjen e djeshme kanë qenë të bllokuara nga trashësia e borës, e cila arriti deri në 25 centimetra. Aktualisht në këto akse automjetet qarkullojnë pa probleme.
Problematike mbetet gjendja në Malësinë e Madhe, pasi rruga që të çon drejt Vermoshit është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha, pasi trashësia e borës arrin deri në 1 m. Rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores mbeten të bllokuara, pasi trashësia e borës arrin deri në 70 centimetra.
Reshjet e borës tashmë janë ndërprerë dhe në Kukës e Pukë, ku raportohet për vështirësi kalimi për mjetet si pasojë e pranisë së akullit në akse.
Ndërkohë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka në Kalanë e Dodës, në komunën Sllovë në Dibër, në disa fshatra të Bulqizës, në Martanesh dhe Trebishë.
Në Pogradec dhe Korçë tashmë nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve, ndërsa reshjet e borës janë ndërprerë.
MOTI
Ditëve me temperatura relativisht të freskëta duket se u erdhi fundi. Në vend ka trokitur dimri i ftohtë me reshje dëbore e shiu.
Sipas parashikimit të motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb, gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të shënojnë një ulje me 3-4 gradë celcius.
TEMPERATURAT NË QYTETET KRYESORE
TIRANË - E Mërkurë: max 9, min 3, E Enjte: max 6, min -1, E Premte max 8, min -4.
DURRËS - E Mërkurë: max 10, min 5, E Enjte: max 8, min 3, E Premte max 10, min 0.
VLORE - E Mërkurë: max 10, min 4, E Enjte: max 8, min 1, E Premte max 10, min -2.
SHKODER - E Mërkurë: max 9, min 5, E Enjte: max 8, min 3, E Premte max 7, min -1.
GJIROKASTER - E Mërkurë: max 5, min 1, E Enjte: max 4, min -6, E Premte max 4, min -4.
ELBASAN - E Mërkurë: max 8, min 3, E Enjte: max 6, min 0, E Premte max 7, min -3.
KORCE - E Mërkurë: max 2, min -2, E Enjte: max -1, min -4, E Premte max -1, min -10.
BERAT - E Mërkurë: max 9, min 3, E Enjte: max 7, min 0, E Premte max 7, min -4.
PESHKOPI - E Mërkurë: max 2, min -3, E Enjte: max -1, min-3, E Premte max -1, min -9.
KUKES - E Mërkurë: max 4, min -3, E Enjte: max 0, min -4, E Premte max -2, min -7.
(er.nu/BalkanWeb)