Kuvend, debate për ligjin për tokën bujqësore, PS pritet të abstenojë
TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare, ku pritet të shqyrtohen disa p/ligje që lidhen me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore.
Rendi i ditës i seancës parashikon shqyrtimin e një shtese në ligjin "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore", të p/ligjit "Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore", si dhe të disa ndryshimeve në ligjin "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore".
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet të abstenojë sot, ligjin “Për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë së përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, i kundërshtuar prej të majtëve edhe gjatë diskutimit të tij nëpër komisionet parlamentare. Sipas opozitës, ligji ka qëllim në vetvete përjashtimin nga e drejta e njohjes së pronësisë mbi tokën për sa më shumë familje, gjë që sipas të majtëve veç do ta ndërlikojë më tej çështjen e pronave, bashkë me problemet sociale që bart me vete.
Punimet e sotme të parlamentit përfshijnë dhe diskutimin e p/rezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011". Në mbyllje të seancës është parashikuar një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
VIJON
(el.me/BalkanWeb)