Miratohet kalendari 3 javor i Kuvendit 21 maj-8 qershor
TIRANË- Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Mësohet se është miratuar kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit nga 21 maj deri më 8 qershor. PD-PS nuk kanë gjetur konsensus për reformën elektorale, afati i së cilës ishte më 15 maj. Pas një mbledhje që zgjati disa orë, e shoqëruar me debate e kundërshti mes palëve, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përfunduar pa konsensus mes palëve, për sa i përket miratimit të kodit elektoral.
Bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri deklaroi se palët nuk arritën një konsensus, ndërsa la të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave.
“Palët nuk gjetën konsensus. Kemi divergjenca te çështja e administrates dhe ajo e ankimimit, por negociatat do vazhdojnë. Divergjencat janë të karakterit politik. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje deri në 24 maj”, tha ai.
Gjiknuri shtoi më tej se shpreson që zgjidhja të mund të gjehet përmes filtrave parlamentarë, ndërsa I të njëjtit mendim ishte edhe bashkëkryetari tijerër në komision Oerd Bylykbashi.
(el.me/BalkanWeb)