E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali gay zbret në Tiranë, PINK: Kapitull i ri për demokracinë shqiptare

Tiranë- Komunieti LGBT në Shqipëri, në ditën ndërkombëtare të homofobisë do të zhvillojë një aktivitet diversiteti në Tiranë me pjesëmarrës gay, lezbikë, biseksual dhe transkesual.

Në një konference për shtyp përpara çeljes së festivalit të diveristetit ambasadori i parë i ambasadës PINK në Shqipëri Altin Azizaj tha se sot vendi po kthen një faqe të re në respektimin e këtij komuniteti i cili perballet me sfida jo pak diskriminuese edhe në shumë vende të tjera të botës për tu pranuar si të gjithë të tjerët.

‘Sot hapet i pari festival i diversitetit. Ne kërkojmë të jetojmë me nder dhe barazi si gjithë qytetarët e tjerë.
Sot Shqipëria po shkruan një kapitull të ri, është Shqipëria e demokracisë dhe lirisë ku respektohen të drejtat dhe barazitë themelore të njeriut, respekton komuinitetin LGBT. Ne jemi kundër diskriminimt dhe homofobisë’- tha Azizaj.

Në fjalën e tij ambasadori hollandez në Tiranë, Henk Van den Dool tha se Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër diskriminit, teksa ka nënvizuar se ai seksual ka ende sfida për të përballur dhe vjen nga mungesa e informacionit.

Jam i kënaqur të them që Shqipëria ka nënshkruar të gjitha konventat evropiane dhe sot Shqipëria ka një ligj të fortë ndaj diskriminimit, përfshirë edhe atë seksual. Sot Shqipëria ka avokat të angazhuar kundër diskriminimit, dhe mbi të gjtiha sot ka një numë organizatash joqeveritare që flasin kundër diskriminimit dhe në mbrojtjte të të drejtave të njeriutdy apo tre vjet më parë kjo do të kishte e pamendueshme, teksa mandati im 4-vjeçar po përfundon respektoj ambasadën PINK dhe aktivistët e kësaj ambasade.

Ka ende sfidase ngjarjet e fundit kanë treguar se ka injorancë për homoseksualizmin. Të ngresh këtë çështje pritet me paragjykim dhe nënqeshje, besoj se frika dhe paragjykimi rezultojnë nga mungesa e informacionit. Kjo është një sfidë për komunitetin gay- tha ambasadori.

Ndërkohë që në fjalën e saj zv/ministrja e Punës tha: Ministria ka hartuar një program pune për rishikimin e legjislacionit, ndërsa do të ndërmarrë një fushatë të gjërë antidiskriminimiShqipëria në kaudër i është bashkuar sfidës globale për ti dhënë fund diskriminimit të dallimeve seksuale dhe gjinore. Edhe aktiviteti i sotëm është rezultat i punës sensibilizuese të qeverisë dhe shoqerisë civile duke pasur parasysh ligjin kundër diskriminimit i miratuar në vitin 2010…Para ligjit të gjithë jemi të barabartë.

Pasditën e djeshme në Tiranë u zhvillua ekspozita “Kukafshehti” e cila adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay, si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë që kryeministri shqiptar dhe faktori ndërkombëtar në Shqipëri kanë deklaruar se LGTB-të duhet pranuar si të gjithë njerëzit e tjerë dhe se duhet ndalur diskriminimi ndaj tyre.

Festivalit t Diversitetit u hap zyrtarisht n ora 10.00 dhe do t zgjas deri n mbrmje n ora 21.00 kur do t mbyllet aktiviteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›