Myslimanët marshim kundër LGBT: Stop perversitetit
TIRANE- Forumi mysliman dhe lidhja e Hoxhallarëve të Shqiptarëve po protestojnë para Galerisë së Arteve për ti thënë 'jo' homoseksualizmit. Me sloganin "pro jetës, pro familjes, pro moralit" ata bëjnw thirrje mbështetësve të tyre që gjatë ditës së sotme ti bashkohen këtij marshimi për t'u shprehur kështu pro familjes dhe vlerave islame. Ata bëjnë thirrje stop degjenerimit, pro moralit. Stop devijimit, pro familjes. Stop perversitetit. Në faqen e tyre në facebook ata kanë përsëritur thirrjet për qetësi dhe për të mos lëvizur jashtë vendit të përcaktuar nga policia për të protestuar.