E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuso humb qetësinë, të gjithë e nervozojnë!

Milan humbi nga Tottenhamin. Kapiteni Gatusso ishte shumë i tensionuar sidomos pas kartonit të verdhë që e përjashton atë nga ndeshja e kthimit që luhet në Londër. Disa herë u kacafyt me sulmuesin Peter Crouch ndërsa dy herë u përpoq t`i sqaroj hesapet me njërin prej zyrtarëve të Tottenhamit, Joe Jordan, ish sulmuesin e Ac Milan në vitet 80-të.

Gjatë ndeshjes, dëmtime të rënda pësoi lojtari i Tottenhamit, kroati Vedran Corluka, pas një ndërhyrje të Flaminit. Corluka u largua nga fusha ndërsa në fillim të ndeshjes për shkak të dëmtimit në kokë u largua edhe porteri i Milanit, Abbiati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›