E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Partitë politike duhet të dialogojnë

Situata politike aktuale në Shqipëri është bërë pjesë e diskutimeve gjatë seancës plenare në Parlamentin Europian. Gjatë diskutimeve, Komisionieri per Zgjerimin, Shtefan Syle përmendi disa nga kërkesat prioritare që politika shqiptare duhet të zbatojë për të nxjerrë vendin nga kriza, ndër të cilat janë: rivendosja e dialogut politik mes palëve, reformimi i sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimi me rigorozitet i ligjeve, mbrojtja e te drejtave te njeriut etj. Fyle u bëri thirrje edhe njëherë partive politike në Shqipëri të dialogojnë duke iu përmbajtur kritereve të Kopenhagenit. Ai theksoi përpjekjet e BE-së për të zgjidhur krizën, duke iu referuar ardhjes dy herë në Shqipëri dhe takimit me krerët më të lartë të shtetit, të dërguarit Miroslav Lajçak.
 

Duke ju referuar zhvillimeve të 21 janarit, komisioneri Fyle dënoi ashpër dhunën dhe e përshkroi si tragjike ngjarjet e ndodhura dhe për këtë arsye, kërkoi ketim të plotë e të pavarur, pa ndikime politike.
 

Ndër të tjera ai tha:
 

“Politikanët shqiptarë në mënyrë urgjente duhet të vendosin si prioritar interesin e qytetarëve shqiptarë. Politika shqiptare përballet me një sërë sfidash dhe për këtë arsye, një javë përpara demostratës së përgjithshme, unë i shkrova një letër kryeministrit Berisha të bazuar mbi prioritetet e sipërpërmendura.
 

Nuk është kurrë vonë, nëse ne marim sinjale pozitive nga politikanët shqiptarë për të vënë në zbatim direktivat europiane , për të zgjidhur krizën aktuale, dhe ne , atëherë do të përgjigjemi pozitivisht”.
 

Parlamenti Europian ka një rol politik të rëndësishëm për të luajtur në këtë situatë , politikanët amerikanë gjithashtu mund t`i dërgojnë një mesazh të qartë shqiptarëve, ashtu si edhe Bashkimi Europian , dhe mesazhi është gatishmëria për tu angazhuar maksimalisht , në mënyrë që shqiptarët të reflektojnë e të ecin drejt veprimeve pozitive.
 

“Përfitoj nga rasti, president dhe anëtarë të Parlamentit Europian, që ti adresoj një thirrje kryeministrit Berisha, që të krijojë një politikë të vërtete gjithëpërfshirëse, për të gjitha forcat politike , organizatat e ndryshme dhe shoqërinë civile , e që do të përfitonin nga integrimi Europian.
 

Gjithashtu i bëj thirrje liderit socialist, z Rama, që të garantojë se partia e tij është një forcë opozitare konstruktive e vertetë, që të shfrytëzojë të gjitha benefitet dhe të mbajë të gjitha përgjegjësitë në këtë politikë gjithëpërfshirëse, që do të ishte në të mirë të të gjithëve”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›