E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, Berisha: Tradita e një opozite është të bëhet pjesë e reformave

Shefi i ekzekutivit deklaroi se PS duhet të marrë pjesë në miratimin e ligjeve, pasi mazhoranca i ka dhënë të gjitha të drejtat rreth çështjeve të zgjedhjeve, duke ia hequr këto të drejta vetes


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë seancës plenare të Kuvendit se një opozitë ka në traditën e saj politike bashkëpunimin me shumicën, për reformat me qëllim realizimin e aspiratave të integrimit evropian. Gjatë minutave të debatit të lirë, kreu i qeverisë i bëri thirrje qeverisë që të mos i shmanget proceseve të integrimit. “I bëj thirrje opozitës të shtrojë alternativat dhe mos tu shmanget procesve integruese, por së bashku me mazhorancën tu bashkohet traditës për diskutim e miratim të ligjeve dhe reformave. Opozita duhet ta bëjë këtë pasi, mazhoranca i ka dhënë të gjitha të drejtat rreth çështjeve të zgjedhjeve duke ia hequr këto të drejta vetes”- tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit kujtoi se opozita duhet t’i rikthehet traditës më të mirë të bashkëpunimit parlamentar. “Garantoj opozitën se në këtë traditë dhe praktikë do ketë të gjithë peshën dhe rolin e saj për vendin. Lëshimet që maxhoranca i ka bërë opozitës për zgjidhjen e situatës politike, e ka bërë në një xhest respekti ndaj saj”, shtoi me tej Berisha. Në këtë kontekst Berisha kerkoi që opozita të bashkëpunojë për miratimin e ligjit “Për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë”. Duke u ndalur në problemin e zgjedhjeve, Berisha i tha se i ka krijuar opozitës të gjitha mundësitë, gjithmonë siç tha ai, në respektin që mazhoranca ka ndaj opozitës. “Do dal shkurtimisht tek problemi izgjedhjeve. Ju garantoj ju se këto në mënyrën me absolute e kemi bërë vetëm në respekt ndaj jush, sepse ju dhe secili prej jush ma gjeni se ku është shkruajtur që shumica në votim të bëhet pakicë në komisionin hetimor parlamentar, por unë e kam bërë këtë në respektin ndaj jush. Ku është shkruajtur që shumica në kundërshtim me rregullat bëri që juve tju njihet e drejta ekskluzive për të hartuar kodin e ri zgjedhor dhe këtë e kemi bërë për respeketin ndaj jush”- tha më tej kryeministri. Kryeministri shprehu gjithashtu, nga foltorja e kuvendit, falënderimin për kryetarët e grupeve parlamentare të PE-së dhe siç u shpreh ai ndaj të gjithë atyre që bënë përpjekje të mëdha për të zgjidhur problemin e qëndrimit të PS-së ndaj zgjedhjeve të 28 qershorit dhe institucioneve të vendit.


Kuvendi shtyn për seancën e ardhshme votimin për Rregulloren e re

Berisha: Të gjitha vendet demokratike i votojnë dekretet në mënyrë të hapur

Parlamenti ka shtyrë për seancën e ardhshme votimin e rregullores së re, për dekretet e Presidentit të Republikës. Mungesa e konsensusit të opozitës ka vonuar edhe votimin e procedurës së re për dekretet. Opozita kundërshton amendamentin e rregullores së re, në mënyrë që votimi i dekreteve të Presidentit të mos bëhet i hapur. Kjo tematikë bisedishem ishte dhe temë e cekur nga kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend. Kreu i qeverisë vuri në dukje se të gjitha vendet demokratike, dekretet e presidentit i votojnë në mënyrë të hapur. Gjithsesi një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Deri tani votimi i dekreteve të kreut të shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese bëhej me kuti ose i fshehtë me elektronikë. Po sot gjatë seancës plenare të Kuvendit u miratua edhe ligji për trajtimin financiare të familjeve të punonjësve të mbrojtjes së rendit që bien në krye të detyrës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›