Kuvendi-Ina Rames: Hetoni Edin
Rozeta Rapushi
Kuvendi i kerkon llogari Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, se si po ecen me hetimin e kryetarit te bashkise, Edi Rama, per kryerjen e disa veprave penale. Rezultate te nxjerra keto, nga raporti i komisionit hetimor qe u ngrit ne fund te mandatit te ketij Kuvendi, per te hetuar dhenien e lejeve te ndertimit nga kryebashkiaku. Ne nje leter te posacme dorezuar kryeprokurores, sekretari i Pergjithshem i Kuvendit, Albert Kushti, kerkon informacione mbi veprimet hetimore te kryera deri me sot mbi ceshtjen "Rama". "Duke marre ne konsiderate interesin e madh publik, ju kerkojme bazuar ne nenin 22 te ligjit nr. 8891 date 2.5.2202, "Per Komisionet Hetimore Parlamentare", te na informoni ne nje kohe sa me te shpejte, mbi veprimet hetimore te kryera nga ana juaj, ne zbatim te detyrimeve kushtetuese dhe funksionale te institucionit qe drejtoni", shkruan Kushti ne emer te institucionit te Kuvendit. Sekretari i Pergjithshem, i kujton ne leter kryeprokurores Rama, se para me shume se tre javesh, i ka dorezuar raportin e komisionit hetimor, sipas se cilit kerkohet procedimi penal ndaj zyrtareve te larte te bashkise Tirane, per kryerjen e disa veprave penale. Nga ana tjeter, Kushti permend ne leter, te gjitha shkeljet qe sipas raportit perfundimtar te hetimit, rezulton se ka kryer kryebashkiaku Edi Rama. "Ne raport, lidhur me dhenien e lejeve te ndertimit ne bashkine Tirane jane vene ne dukje rastet flagrante te konfliktit te interesit, te verejtura prej te pakten dy anetareve te KRRT caktuar nga kryetari i bashkise qe edhe votojne haptazi, ne konflikt interesi me dijenine e kryetarit te bashkise, edhe kane monopolizuar lejet e ndertimit ne bashkine Tirane, duke perbere haptazi elementet baze te veprave penale", theksohet ne leter. Ne keto kushte, ai i kerkon llogari kryeprokurores, se per cfare motivi edhe pse kane kaluar me shume se tre jave nga depozitimi, nuk ka ende asnje reagim. "Duhet te kishte nje reagim dhe informim te Kuvendit dhe/ose Komisionit Hetimor Parlamentar, si per veprat penale te kallezuara prej nesh, ashtu edhe per ato te cilat juve kryesisht duhet te kishit filluar procedimin, per rastin se si Dash Pezes i eshte dhene leje ndertimi per pallat mbi rruge publike, deri me sot nuk ka pasur asnje veprim procedurial prej Jush, ne detyrim te legjislacionit penal", shkruan sekretari i Pergjithshem i Kuvendit. Sipas tij, bashkia e Tiranes ka dhene leje ndertimi mbi nje truall publik qe eshte nje rruge e lagjes, dhe sot kjo rruge nuk ekziston me per te vetmen arsye se ndertuesi Dash Peza eshte miku i ngushte i kryetarit te bashkise.
"Dhenia e lejes se ndertimit ne mungese se pronesise mbi token eshte gjithashtu ne kundershtim me ligjin e Urbanistikes dhe krijojne bindjen e plote se eshte konsumuar vepra penale e 'shperdorimit te detyres', parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal", thekson Kushti.
Komisioni i hetimit, akuzat ndaj Edi Rames
Jane vene ne dukje rastet flagrante te konfliktit te interesit, te verejtura prej te pakten dy anetareve te KRRT, caktuar nga kryetari i bashkise, qe edhe votojne haptazi ne konflikt interesi me dijenine e tij, edhe kane monopolizuar lejet e ndertimit ne bashkine Tirane, duke perbere haptazi elementet baze te veprave penale.
Duhet te kishte filluar procedimin per rastin se si Dash Pezes, i eshte dhene leje ndertimi per pallat mbi rruge publike, deri me sot nuk ka pasur asnje veprim procedurial prej Jush ne detyrim te legjislacionit penal.
Bashkia e Tiranes ka dhene leje ndertimi, mbi nje truall publik qe eshte nje rruge e lagjes dhe sot kjo rruge, nuk ekziston me per te vetmen arsye se ndertuesi Dash Peza, eshte miku i ngushte i kryetarit te bashkise.
Dhenia e lejes se ndertimit ne mungese se pronesise mbi token, eshte gjithashtu ne kundershtim me ligjin e Urbanistikes dhe krijojne bindjen e plote, se eshte konsumuar vepra penale e "shperdorimit te detyres", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.