Miratohet hedhja e shortit por GNV-te
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje pas debatesh te gjata, projekt-udhezimin per menyren e hedhjes se shortit per zgjedhjen e anetarit te trete dhe te katert te grupeve te numerimit te votave (GNV). Me shtate vota pro dhe asnje kunder, anetaret e KQZ-se, miratuan udhezimin i cili percakton procedurat ne detaje per hedhjen e shortit, nga ku do te dalin partite politike qe kane te drejte te propozojne anetarin e trete dhe te katert, te grupeve te numerimit te votave. Shorti per zgjedhjen e ketyre partive politike, do te hidhet diten e sotme. Seanca e djeshme u zvarrit pasi perfaqesuesi i PD-se ne KQZ, Njazi Kosovrasti propozoi qe te ndiqet nje tjeter rregullore nga ajo e percaktuar ne Kodin Zgjedhor.