Berisha, i ftuar nderi në forumin ekonomik të Azisë
Kryeministrit Berisha i'u rezervua një vend special pranë Kryeministrit të Kinës, me të cilin Kreu i Qeverisë shqiptare do të takohet në Pekin, në datën 20 prill. Në panelet e këtij forumi, u diskutua gjerësisht mbi menaxhimin e krizes
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot, si i ftuar nderi në pritjen e mirëseardhjes të Forumit Ekonomik të Azisë (BOAO), ku morën pjesë 12 liderë të shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues nga kompanitë më prestigjoze të botës.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në këtë pritje, Kryeministrit Berisha i'u rezervua një vend special pranë Kryeministrit të Kinës, Ëen Jiabao, me të cilin Kreu i Qeverisë shqiptare do të takohet në Pekin, në datën 20 prill.
Në panelet e këtij forumi, më prestigjiozi i rajonit me ekonominë ndër më të zhvilluarat në botë, u diskutua gjerësisht mbi menaxhimin e situatës pas krizës ekonomike botërore, si dhe rrugët që duhen ndjekur dhe problematikat që duhen fokusuar.
Të pranishmit u ndalën në efektet e krizës ekonomike në Azi dhe hapat që rajoni duhet të ndërmarrë për të përballuar në mënyrë sa më efektive sfidat e ngritura prej saj.
Në Forumin Ekonomik të Azisë (BOAO) marrin pjesë 12 liderë dhe ish- liderë të shquar në mes tyre ish- Presidenti i SHBA-së, George Ë. Bush.
Gjithashtu në forum marrin pjesë drejtues të kompanive nga më prestigjiozet të rajonit dhe më gjerë si Google, Deloitte Touche, Microsoft, Tata Group, Ericsson, Royal Philips Electronics, Samsung, Toyota Motor Corporation, Këshilli Biznesit Malajzi-Kinë, etj.
Në këtë forum janë të pranishëm dhe përfaqësues të grupeve bankare të fuqishëm si Bank of America Merril Lynch, HSBC Bank, Banka për Zhvillim e Azisë, Korporata e Kinës për Investime etj.
Forumi Ekonomik i Azisë (BOAO) u vendos si platformë ndërveprimi i nivelit të lartë ekonomik në vitin 2001, si një bashkëpunim mes liderëve jo vetëm të Azisë, por të mbarë botës.
(d.b/BalkanWeb)