E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, Patozi: Zgjedhjet në përputhje me statutin

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Nënkryetari i partisë Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve shpjegoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. "Kuvendi ka 1260 delegatë me të drejtë vote. Këta delegatë përfaqësojnë anëtarët e PD-së të shpërndarë në 39 degë të saj, njëra me qendër në Athinë", saktësoi Patozi.
Patozi informoi se zgjedhjet e brendshme janë zhvilluar në përputhje me statutin.
Në Kuvend është votuar që përbërja e komisionit të punimeve të Kuvendit të ketë 9 anëtarë ndërsa komisioni i mandateve do ketë 8 anëtarë.
1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonfirmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›