Berisha: Mafias do ti japim përgjigjen e merituar. Qeveria, asnjë kompromis me të

Tiranë, 14 dhjetor, NOA Update Mazhoranca qeverisëse është e angazhuar për ti dhënë përgjigjen e merituar mafies, e cila dëmton imazhin e vendit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian
Me këto fjalë kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht gjatë fjalimit të mbajtur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike angazhimin për luftën ndaj mafias, e cila sipas tij gllabëron çdo ditë pasuritë e këtij vendi.
Deklaroj publikisht se kjo luftë, betejë dhe përpjekje e jona kundër mafias nuk ka dhe do të ketë tendencën më të vogël politike, por ka dhe do të ketë interesin jetik të qytetarit shqiptar dhe sigurisë së jetës së tij, deklaroi ai.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nëse mafia pushton rrugë të kryeqytetit, ku është shteti dhe ligji?
Kanë përfunduar në shpellat e saj, por nuk do tolerohen kurrë më. Pallateve mbi rrugë dhe rrugica, qeveria ime nuk mund të ketë përgjigje tjetër vecse fadromave të ligjit.
Unë jam Sali Berisha dhe e mbaj fjalën. Nuk do pranojmë kompromise me mafian, e përfundoi fjalën e tij kreu demokrat, Sali Berisha.
n.e/NOA